Home Kronike Pjesë e Camorra-s/ Biznesmenit italian në Durrës i sekuestrohen 750 mijë euro pasuri

Pjesë e Camorra-s/ Biznesmenit italian në Durrës i sekuestrohen 750 mijë euro pasuri

nga Albina Hoxhaj

Biznesmenit italian në Durrës, Ferdinando Muollo  56 vjeç i është sekuestruar një pasuri prej 750 mijë eurosh. Sipas Policisë pasuritë dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal tij.

56-vjeçari  rezulton i dënuar me 8 vite burg në Itali, si pjesë e konflikteve mes klaneve kriminale dhe porositës i një vrasjeje. Muollo italian ka qenë pjesë e mafias së rrezikshme italiane Camorra.  Pasuritë e sekuestruara janë  5 apartamente banimi, 13 garazhe, 1 automjet me vlerë 40 000 Euro dhe afro 10 000 euro llogari bankare.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dentisti”.

Në hetimin për pastrim parash startuar 18 muaj më parë finalizohet operacioni për identifikimin, gjetjen dhe sekuestrimin, me qellim konfiskimin dhe rikuperimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në hetimin për pastrim parash, identifikuan, gjurmuan dhe sekuestruan pasuri, te cilat dyshohen se rrjedhin nga veprimtaria kriminale, vlera e të cilave përllogaritet në 750 000 euro.

Pasuritë dyshohet se jane përfitur nga aktiviteti kriminal i shtetasit italian F. M., 56 vjeç, i dënuar me 8 vite burg në Itali, si pjesë e konflikteve mes klaneve kriminale dhe porositës i një vrasjeje.

Në vijim të punës për gjurmimin, gjetjen, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtari kriminale, strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe seksioni i posaçëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bazuar në informacione nga agjencitë e zbatimit të ligjit nisën hetimet që në muajin prill të vitit 2018, në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Nga puna gjurmuese policore dhe hetimet proaktive prej afro 18 muajsh, në bashkëpunim e nën drejtimin e Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në kuadër të operacionit policor “Dentisti”, strukturat hetimore të Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale seksioni i Durrësit, gjatë operacionit policor “Dentisti”, arritën identifikimin, gjetjen dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë të përllogaritur paraprakisht 750 000 euro. Pasuritë janë të shtetasit Italian F. M., 56 vjeç, i dënuar me 8 vite burg në Itali, si pjesë e konflikteve mes klaneve kriminale dhe si porositës i një vrasjeje.

Në këtë hetim, krahas bashkëpunimit ndërinstitucional ka patur bashkëpunim me partnerët italianë, si dhe ndërmjet Prokurorisë së Durrësit dhe të Napolit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!