Home Aktualitet Greqi, 41 afganë në një kamion frigorifer, nuk ka viktima

Greqi, 41 afganë në një kamion frigorifer, nuk ka viktima

nga Albina Hoxhaj

Policia greke gjeti të hënën 41 migrantë, shumica afganë, të fshehur brenda një kamioni frigorifer në një autostradë të Greqisë veriore.

Sipas policisë, nuk pati viktima, pasi sistemi i ftohjes nuk ishte ndezur. Policia e ndaloi kamionin në një autostradë afër qytetit verior Xanthi për një kontroll të zakonshëm.

Ata arrestuan shoferin dhe e dërguan atë si dhe emigrantët në një stacion policie aty pranë për identifikim.

Greqia aktualisht po përpiqet të ndalë një valë të re emigrantëve, më e madhja që nga viti 2015, kur më shumë se një milion njerëz kaluan në Evropë nga Turqia përmes Greqisë.

Rreth 34,000 azilkërkues dhe refugjatë mbahen brenda kampeve në ishujt e Egjeut afër Turqisë.

Muajin e kaluar, 39 migrantë, të gjithë vietnamezë, ishin u gjetën pa jetë në një kamion frigorifer afër Londrës.

Lajme te ngjashme