‘Dominim LGBT’?/ Ambasadori gay i Trump udhëheq dialogun Kosovë-Serbi, ‘kokë më kokë’ me kryeministren lezbike serbe
Presidenti Donald Trump, gjithmonë është vënë nën akuza për shkak të vendimeve të tij që janë herë pas here dhe të çuditshme. Një nga akuzat që po i bëhet së fundmi është dhe emërimi i ambasadorëve homoseksualë anë e mbanë botës, kur SHBA ka delegacionet diplomatike.
I fundit që doli para Senatit Amerikan, si i nominuar i Trump ishte Robert Gilchrist, i cili kërkon që të shkojë si diplomat në Lituani. Ai u përball me pyetjet e anëtarëve dhe sipas mediave vendase arriti që të bindte një pjesë të tyre.
Ai ka deklaruar hapur se është homoseksual dhe mbron të drejtat e këtij komuniteti. Sakaq, mediat në vend shkruajnë se Gilchrist, nuk është homoseksuali i zgjedhur nga Trump për të drejtuar diplomacinë në disa shtete në botë.
“Washington Blade”, shkruan se Gilchrist është një nga 5 homoseksualët e zgjedhur nga Trump. Të tjerët janë; ambasadori amerikan në Gjermani Richard Grenell; Ambasadori amerikan në Nepal Randy Berry; Ambasadori amerikan në Bosnje Eric Nelson dhe Ambasadori i SHBA në Cabo, Verde Jeff Daigle.
Një nga emrat që bënë më shumë përshtypje është Richard Grenell, i cili tashmë është dhe i dërguari i posaçëm i Trump, për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi. Por në këtë çështje situata duket e ndërlikuar, pasi dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar orientimin e saj seksual dhe ka thënë që është lezbike duke treguar dhe partneren e saj….
Në takimet e nivelit të lartë, Brnabiç do të ulet me Grenell dhe Thaçin, apo Albin Kurtin, ku shihet qartë superioriteti i komunitetit LGBT. A mos ndoshta Trump ka zgjedhur me vetëdije Grenell për të udhëhequr dialogun, për të anuar nga Serbia dhe për të ‘ndëshkuar’ Kosovën?