Home Aktualitet Teatri “Migjeni” – “Nderi i Kombit”

Teatri “Migjeni” – “Nderi i Kombit”

nga Albina Hoxhaj

Nga Luan Rama

Në 70-vjetorin e krijimit, teatri “Migjeni” në Shkodër është nderuar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

Një vlerësim i merituar për teatrin “Migjeni” si tempull qytetarie dhe kulture, nderim për Shkodrën si referencë unikale e identitetit tonë kombëtar, kuluturur dhe historik, dhe mirënjohje për të gjithë kulturën tonë kombëtare, ku teatri “Migjeni” me emrat e mëdhej të artistëve të tij mban kryet e vendit.

Po ndërkaq, duke i akorduar titullin e lartë “Nderi i Kombit” teatrit “Migjeni”, Presidenti i Republikës i bën nder edhe vetë titullit, e i jep “Nderit të Kombit” nderin e munguar prej dhënies në jo pak raste pa kriter e në mungesë të plotë të vlerësimit bazuar në hierarkinë vlerave, cilësisë e kontributeve thelbësisht të veçanta që duhet të përligjin dhënien e këtij nderimi të madh.

Faleminderit Shkodër që na ke dhënë teatrin “Migjeni”!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!