Home Aktualitet Reshjet e shiut, kolaps në Tiranë

Reshjet e shiut, kolaps në Tiranë

nga Albina Hoxhaj

Nga Pano Soko

Në ditë me shi Tirana kalon në kolaps total. Del nga shtëpia dhe dy janë opsionet që ke për të çuar fëmijën në shkollë a kopësht dhe për të shkuar vetë në punë. Ose të marrësh makinēn, ose autobuzin. Unë jam i detyruar të përshkruaj çdo ditë rreth 2.5 km. Lë djalin në shkollë dhe shkoj vetë për në punë.
Sot me makinë mu deshën plot 1 orë e 20 min. Dola nga shtëpia në 7:40 nga Harry Fultz dhe arrita në Bllok në 9:00. Pra kam ecur me shpejtësi 2 km/orë. Sikur të isha duke ecur me këmbë dhe i ngarkuar me një thes miell.

Me autobuz do më duheshin të paktën 2 orë.

Ky është represion. Psikologjik dhe fizik.
Dhe e gjitha për makutërinë e një grupi hajdutësh që s’ngopen derisa të shohin që i kanë marrë të gjitha.

Hajdutët japin leje për pallate duke shtuar numrin e banorëve, nga krahu tjetër ngushtojnë rrugët duke bllokuar çdo gjë.

Japin leje për pallate, i bëjnë ato byt*ë më byt*ë, në vend që atë hapësirë ta shfrytëzojnë për të zgjeruar pak rrugët. Natyrisht lejet sjellin shumë lekë për xhepat e tyre…shumë shumë lekë.

Bëjnë korsi biçikletash, të ndara me ndarëse guri, por harrojnë që kur bie shi, biçikleta s’i duhet as dreqit. Dhe më fanatiku i çiklistëve, në ditë shiu do që të çojë fëmijën në shkollë, në orar. Pse i ndan me ndarëse të fortë?
Në ditë shiu, 1/3 e rrugëve rri kot, bosh, si varrezë, ndërkohë që të gjithë shtrydhen me makina e autobuza tek ato 2/3 e shkreta që mbeten.
2/3 e ca rrugëve që janë ndërtuar në një kohë kur Tirana kishte 1000 makina gjithsej. Sot ka 200.000.

Dhe të gjithë vuajnë. Jo të gjithë në fakt, vetëm ne. Ata për vete lëvizin me eskorta. Ua hap rrugën policia.

Ne vuajmë, sepse për fatin tonë të keq, ne gjithmonë ja dalim me sukses të zgjedhim në krye më të keqin. Atë që na vjedh, na dhunon dhe në fund dhe na tall.
S’e di sesi ja dalim, di që ja dalim…çdo herë.

Ata s’e vrasin fare, po fare fare, mendjen sesi vuajnë njerëzit. Thjesht vjedhin dhe tallen.

Nganjëherë, kur shikoj çfarë bëjnë, më duket sikur këta janë ca sadistë që iu pëlqen të shohin njerëzit duke vuajtur. Sikur bëjnë ca veprime kastile për të mërzitur njerëzit..
Në shumë raste më krijohet kjo përshtypje.

Dhe pasoja është një popull i dhunuar psikologjikisht që jeton në një qytet paradoksesh mentale.

Lajme te ngjashme