Vasili: Rrjeti 5G, Edi Rama kundër SHBA

Read Time:3 Minute, 4 Second

Në një deklaratë për medie Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Rama se është shfaqur kundër SHBA me rrjetin 5G. VAsili tha se Ambasada Amerikane tërheq vëmendjen dhe ngre shqetësimin që rrjeti 5G, i cili po eksperimentohet në Shqipëri, i promovuar e reklamuar personalisht nga Kryeministri Edi Rama, bart rrezikun madhor të keqpërdorimit të të dhënave të qytetarëve.

Deklarata e plotë:

Qytetarët shqiptarë janë njohur dje me një shqetësim shumë të rëndësishëm të bërë publik nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Ambasada Amerikane tërheq vëmendjen dhe ngre shqetësimin që rrjeti 5G, i cili po eksperimentohet në Shqipëri, i promovuar e reklamuar personalisht nga Kryeministri Edi Rama, bart rrezikun madhor të keqpërdorimit të të dhënave të qytetarëve.

Keqpërdorim, do të thotë që në mënyrë të fshehtë e të paligjshme, komunikimi i qytetarëve, natyrshëm dhe i institucioneve, përfshirë edhe ato të sigurisë kombëtare të vendit, të ndodhen në duar të dyshimta, e për pasojë, të keqpërdoren.

Siç mund ta kuptojnë të gjithë qytetarët, ky shqetësim është shumë i rëndë, pasi vjen nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe është një ndihmë e madhe që kjo Ambasadë u ofron qytetarëve shqiptarë, për të qenë vigjilent lidhur me komunikimet e tyre dhe transmetimin e të dhënave të tyre.

Është e natyrshme që ka disa pyetje shumë të mëdha që kërkojnë përgjigje:

A e ka lexuar dhe çfarë shpjegimesh ka Kryeministri Edi Rama për shqetësimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikes?

  1. A mundet të tolerohet heshtja e qeverisë përballë shqetësimin të partnerit më të rëndësishëm, më të besueshëm, dhe aleatit kryesor jo vetëm për zhvillimin e Shqipërisë, por edhe për mbrojtjen e saj nga rreziqet terroriste dhe kibernetike?
  2. Si mundet që qeveria shqiptare, dhe me çkurajo ajo përbuz dhe anashkalon shqetësimet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përfaqësojnë dhe garantin më të madh në glob për sigurinë e demokracive kudo në botë, të lirive dhe të drejave të njeriut e veçanërisht e gjithë kjo e lidhur me Shqipërinë.
  3. Kujt i intereson që Shtetet e Bashkuara të mos dëgjohen dhe të anashkalohen shqetësimet e tyre, lidhur me një fushë të një rëndësie të jashtëzakonshme, siç është Sektori i Telekomunikacionit dhe lidhjet e tij me sigurinë kombëtare, por edhe sigurinë e individit.
  4. Si mundet që Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, të neglizhojë dhe të refuzojë sygjerimet apo shqetësimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që janë vendi lider i NATO-s.
  5. Deri kur do të vazhdojë kjo politikë Anti-Perëndimore dhe Anti-EuroAtlantike e qeverisë shqiptare, e cila ka kurajo ti kundërvihet dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
  6. Si mundet qeveria shqiptare të mos dëgjojë shqetësimet e SHBA, por ndërkohë që ajo është akuzuar me prova të pafundme nga Departamenti Amerikan i Shtetit për krimin e organizuar, trafikun e drogës, dhe pastrimin e parave të pista. Operacione këto që kanë në zemër të funksionimit të tyre, telekomunikacionin.
  7. Kryeministri Edi Rama, si promovuesi personal i të tërë kësaj nisme, është i detyruar që të dalë dhe sqarojë publikisht këtë situatë, të shpjegojë qartësisht përse ai ju kundërvu vullnetit amerikan dhe i ekspozoi qytetarët ndaj rreziqeve të shumllojshme, nga vjedhja e shpërndorimi i të dhënave të tyre personale, dhe synimi për ta kthyer Shqipërinë në kohën e partisë së punës ku gjithshka e qytetarëve survejohej nga rregjimi?

Shqiptarët, kanë besim të palëkundur tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të garancitë që ato i kanë ofruar Shqipërisë dhe Botës. Ata do të dëgjojnë dhe do të respektojnë gjithshka që amerikanët thonë dhe kurrë nuk do të besojnë një Kryeministër që i ka shitur interesat e tyre, i ka varfëruar ata dhe në të kundërt të tyre e shikon botën nga Lindja dhe jo nga Perëndimi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Rasti i Alvinit në Kuvend/ Rama mungon në interperlancë, delegon Spiropalin
Next post Reshjet e shiut, kolaps në Tiranë