Home Kronike I dënuar me 18 vite burg për vrasje, ekstradohet nga Greqia 55-vjeçari

I dënuar me 18 vite burg për vrasje, ekstradohet nga Greqia 55-vjeçari

nga Albina Hoxhaj

Ekstradohet nga Greqia, Kudret Shametaj, 55 vjeç pasi rezulton i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Sipas policisë ai ka vrarë me armë shtetarin A.M dhe prej vitesh ishte në arrati.

Njoftimi i Policisë:

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Nga specialistët e Interpol Tiarana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Kudret Shametaj, 55 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka denuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!