Home Aktualitet Humb jetën zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës

Humb jetën zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës

nga Albina Hoxhaj

Qyteti i Graçanicës gjatë ditës së sotshme ka marrë një lajm të hidhur.

Mësohet se ish-kryetari i komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq ka ndërruar jetë.

Shkaku i vdekjes besohet të jetë sulmi në zemër.

Stojanoviq ishte kryetari i parë i komunës së Graçanicës e cila u formua në vitin 2009. 

Këtë pozitë e mbajti deri në vitin 2013.

Së fundmi ai ishte zëvendësministër në Ministrinë e Financave. 

Ai ka lënë pas gruan dhe tre fëmijët.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!