Home Aktualitet Në fshatin Mollas të Elbasanit, familja Taushani braktisi në 2013 shtëpinë për ISIS

Në fshatin Mollas të Elbasanit, familja Taushani braktisi në 2013 shtëpinë për ISIS

nga Albina Hoxhaj

 Nuk janë më pak të prekura nga ideologjitë ekstremiste fetare rrethet e tjera të Shqipërisë. Në shtëpinë e Sherif Tarshani në Mollas të Elbasanit mbizotëron qetësia. I larguar në Siri që në korrik të 2013 u vra përgjatë luftimeve një vit më pas. 35 vjeçari jetonte në Siri bashkë me gruan femijët dhe prindërit.

Ishte korriku i 6 viteve më parë, muaji që familja Taushani braktisti banesën. Sot në të jeton një tjetër familje, që vëllai i Sherifit i ka vendosur për mirëmbajtjen e shtëpisë, me shpresën se një ditë prindërit dhe nipërit do të kthehen.

“Ata kanë ikur një natë, të gjithë si familje. Po se si ikën, se i gënjyen se deshën vetë nuk e di. 6 persona, fëmijët kanë qenë shumë të vegjël. Prindërit kanë qenë në pension, në moshën 73 vjeç. Po njerëz shumë të mirë, punëtore”- tha Flamur Sare, kushëriri i Sherifit./tch/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!