Home Kronike Aksident në Fushë Krujë, 2 të plagosur nisen drejt Traumës

Aksident në Fushë Krujë, 2 të plagosur nisen drejt Traumës

nga Albina Hoxhaj

Një tjetër aksident është shënuar pak minuta më parë në aksin rrugor Fushë-Krujë-Tiranë, ndërsa raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Burimet nga vendngjarja thanë se në aksident janë përfshirë dy automjete në afërsi të Larushkut, zonë kjo e Fushë-Krujës.

Të plagosurit janë transportuar drejt Siptalit të Traumës  në Tiranë për mjekim më të specializuar. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!