Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas policisë, makina e drejtuar nga shtetasja D. G, ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me bordurën e rrugës. Të plagosurat janë dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.