Home Aktualitet Ilir Meta ndan me publikun festën e komunitetit shqiptar në Ukrainë

Ilir Meta ndan me publikun festën e komunitetit shqiptar në Ukrainë

nga Albina Hoxhaj

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shpërndarë fotot dhe videot e një aktivitet që Agjencia Kombëtare e Diasporës organizoi për komunitetin shqiptar në Ukrainë.

Kreu i Shtetit  ka ndarë në faqen e tij zyrtare në “Facebook” pamjet e publikuara nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko, me 31 tetor të koncertit të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore në skenën e Teatrit Akademik të Komedisë Muzikore në Odessa.

Po ndodh / Koncerti i Ansamblit Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore në skenën e Teatrit Akademik të Komedisë…

Posted by Ministri i Shtetit për Diasporën on Thursday, October 31, 2019

“Po ndodh / Koncerti i Ansamblit Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore në skenën e Teatrit Akademik të Komedisë Muzikore në Odessa. Një koncert ky i realizuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës për komunitetin shqiptar në Ukrainë”, thuhet në postimin e ministrit Majko, i cili ishte prezent në këtë festë ku natyrisht nuk munguan motivet kombëtare shqiptare

Lajme te ngjashme