Home Aktualitet Shkarkimi i Kajmakut, Denar Biba përgëzon PD-në: Shkoi përtej punës së KQZ-së dhe Prokurorisë

Shkarkimi i Kajmakut, Denar Biba përgëzon PD-në: Shkoi përtej punës së KQZ-së dhe Prokurorisë

nga Albina Hoxhaj

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba është shprehur se Partia Demokratike duhet  përgëzuar me denoncimin ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili tashmë është shkarkuar nga KQZ.

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Biba ka qenë sot i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 dhe tha se PD shkoi përtej KQZ dhe Prokurorisë, duke zbuluar arrestimin e Kajmakut në Greqi për falsifikim parash.

As mund të imagjinohet një gjë e tillë. Por, letra e Gazmend Bardhit drejtuar KQZ ishte pa asnjë dyshim një formë presioni. Është për t’u përgëzuar PD, sepse ishte iniciatore, si duket pati informacionet, dhe shkoi përtej mundësisë së KQZ, madje edhe Prokurorisë, për Kajmakun e të tjerët. KQZ ka qenë korrekte kur iu ka kërkuar institucioneve shqiptare, jo të huaja, të dhëna për kandidatët. KQZ nuk ka asnjë lloj mundësie që të ketë kontakte apo informacion se çfarë kanë bërë shqiptarët jashtë shtetit. PD duhet përgëzuar, por letra ishte një lloj presioni”, u shpreh Biba.

Pak ditë më parë në mbledhjen e zhvilluar në KQZ, 5 anëtarët votuan unanimisht për heqjen e mandatit të Kajmakut. Pas Valdrin Pjetrit, Partia Demokratike arrin të largojë kryebashkiakun e dytë socialist në harkun kohor të 2 muajve. Agim Kajmakut, iu hoq sot mandati unanimisht nga KQZ, pasi gënjeu në formularin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar një arrestimit të vitit 2003 në Janinë. Kajmaku, ka 45 ditë kohë për të ankimuar vendimin

Lajme te ngjashme