Home Aktualitet Nëna që nuk i mësova dot emrin

Nëna që nuk i mësova dot emrin

nga Albina Hoxhaj

 Nga Adriatik Llapaj

Aty në fushat e Delvinës buzë rrugës nën rrebeshin e shiut pashë një nënë që ruante delet rudë. Ishte mbuluar me një plasmas të bardhë që mu duk mbështjella më e çiltër, bukur mbretërore që kisha parë ndër viset tona. Në kokë mbante shaminë e bardhë të nënave tona. Sytë i kishte plot dashuri.

Buzëqeshi tek i kërkuam ti bëjmë këtë fotografi. Te zëri dhe shikimi i saj gjeta aq shumë mirësi. Nëna përveç të gjitha vështirësive duhet ti paguaj buxhetit të shtetit tonë 500 lekë të reja për çdo krer dele rudë për kullotën që përdor. Gjithësesi nuk dua të ndalem te trishtimi, por te dinjiteti i punës së saj.
Në fund i zgjatëm 1 kokërr mollë e ajo e mbylli me fjalën “Faleminderit bij e rruga e mbarë!”.

Ika me pyetjen ndaj vetes: Kur nuk do i taksojmë deri në mundim njerëzit e munduar të këtij vendi ndërkohë që një pakic tallet me mundin e nënave tona?

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!