Home Kronike Prrenjas, makina përfundon në lumë, plagoset një grua

Prrenjas, makina përfundon në lumë, plagoset një grua

nga Albina Hoxhaj

 Një aksident automobilistik ka ndodhur në Prrenjas, ku si pasojë një grua ka mbetur e plagosur.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, mësohet se automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumë.

E plagosura është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lajme te ngjashme