Deklaratat e Palmer, Vuçiç i irrituar: Ata të na heqin taksën dhe ne njohim Kosovën, kjo është tallje

Read Time:1 Minute, 6 Second

SERBI– Presidenti i Serbisë serb, Aleksandar Vuçiç në një intervistë për “Novosti” ka folur lidhur me mundësinë për dialog me Kosovën.

Në prononcimin e tij, Vuçiç ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Serbia është e gatshme të bisedojë dhe të arrijë zgjidhje kompromisi për Kosovën, por kurrë nuk do të pranojë të poshtërohet.

Sipas tij, deklaratat e të ngarkuarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, cili tha të premten në Prishtinë se Serbia nuk mund të hyjë në BE, përveç nëse e njeh një Kosovë të pavarur nuk e kanë surprizuar.

Nëse gjithçka është ashtu siç tha Matthew Palmer në Kosovë, ku unë prisja që ai të kërkojë të ulin pritjet e autoritetet e Prishtinës dhe t’u tregojë se është i nevojshëm një kompromis, atëherë unë pyes për çfarë të negociojmë. Ne ta njohim Kosovën e pavarur, kurse ata të na heqin taksat? Kjo mua më ngjan me një tallje. Megjithatë, ne do të jemi të gatshëm për bisedime dhe për të arritur zgjidhje kompromisi, por kurrë nuk do të pranojmë poshtërimin e Serbisë!,”- tha presidenti serb.

Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit, gjithashtu i dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, të premten ka vizituar Kosovën ku edhe takoi zyrtarët më të lartë të vendit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Fillimi jo i qetë i Ursula von der Leyen
Next post Pastrues, kopshtar, dado e zdrukthëtar! Janë punët e para që kanë bërë 10 kandidatët për president të SHBA në zgjedhjet e 2020