Home Aktualitet “Vila e Enver Hoxhës do të jetë shtëpia e artistëve”, media irlandeze zbulon planet e Veliajt: Si do të shndërrohet Piramida

“Vila e Enver Hoxhës do të jetë shtëpia e artistëve”, media irlandeze zbulon planet e Veliajt: Si do të shndërrohet Piramida

nga Albina Hoxhaj

 Media irlandeze “The Irish Times” i ka kushtuar një artikull Tianës dhe ndryshimeve që ka pësuar kryeqyteti shqiptar, sidomos vitet e fundit.

Në artikullin e publikuar theksohet fakti që shtëpia e shkrimtarit Ismail Kadare tashmë është kthyer në një muze.

Shtëpia ku Ismail Kadare jetonte para se të zhvendosej në Paris në vitin 1990, është një muze që duan ta shohin të gjithë,”- shkruhet ndër rreshta.

E njëjta gjë thuhet edhe për Shtëpinë e Gjetheve, e cila fillimisht funksiononte si klinikë. Godina e vendosur oranë qendrës së Tiranës është ndërtuar në vitin 1931 dhe gjatë luftës së Dytë botërore u përdor nga Sigurimi i shtetit për hetime.

Sot është një muze ku gjithsecili mund të shuajë kuriozitetin e tij.

Ndër të tjera, media irlandeze ka zbardhur edhe planet e kryebashkiakut Erjon Veliaj, i cili i ka shprehur këto edhe në mediat shqiptare.

Një pjesë e vilës së Enver Hoxhës e cila ndodhet në këtë zonë, së shpejti do të shndërrohet në shtëpinë e artistëve. Piramida prej betoni dhe xhami, që u ndërtua me synimin për të qenë një muze për Enver Hoxhën, do të shndërrohet në një qendër inovacioni dhe teknologjie, ku të gjithë, nga më të vegjlit te më të rriturit do të kenë mundësinë të trajnohen në këtë fushë,”- shkruhet më tej.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!