Home Aktualitet Kryemadhi në ekspozitën e Avni Delvinës: Frymëzim!

Kryemadhi në ekspozitën e Avni Delvinës: Frymëzim!

nga Albina Hoxhaj

Monika Kryemadhi ishte e pranishme në ekspozitën e artistit Avni Delvina.

“Një ekspozitë që të frymëzon. Në tablotë e krijuara me aq dashuri, vërtetësi dhe të ndërthurura me simbolika aq të veçanta, që vetëm një mjeshtër si Avni Delvina mund t’i japë jetë! Një ekspozitë ku beteja e sotme për teatrin thërret historinë e përbashkët në mbrojtje të vlerave. Kjo nuk është betejë vetëm për një godinë dhe historinë e saj. Kjo është kthyer në një kauzë të qytetarëve përballë barbarëve.
Kjo është kauza e vlerave përballë antivlerave.
Kauza e patriotëve përballë qeveritarëve që për karrigen janë gati të shesin jo vetëm pronën publike, por edhe trojet e shqiptarëve.
Kjo është kauza e njerëzve të lirë përballë autokratit të pashpirt!
Kjo është kauza e identitetit kombëtar përballë oligarkisë qeverisëse, që për fitimet e ditës janë gati të shkatërrojnë historinë e kombit!
Kjo është kauza e dinjitarëve përballë hileqarëve dhe të shiturve për pesë aspra!
Faleminderit Avni Delvina për këtë inspirim që na solle me artin tënd të mrekullueshëm!
Në foto me artistin e madh z. Avni Delvina, organizatoren e ekspozitës znj. Adriana Kalaja dhe znj. Nora Malaj”, shkruan Kryemadhi në profilin zyrtar.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!