Home Aktualitet Sërish tërmet në Korçë, dy lëkundje në pak minuta trondisin qytetin

Sërish tërmet në Korçë, dy lëkundje në pak minuta trondisin qytetin

nga Albina Hoxhaj

Dy lëkundje tërmeti të njëpasnjëshme kanë tronditur qytetin e Korçës pasditen e sotme. Sipas të dhënave të publikuara në IGJEUM, njëri ka rënë në orën 18:29 pranë Bilishtit të Korçës kursë tjetri në orën 18:31 pranë Nikolicës, në të njëjtin qytet.

Lëkundja e fundit është regjistruar me një magnitudë 2.7 ballë, e lehtë në krahasim me tronditjet që ka pasur së fundmi qyteti i Korçës. Nuk bëhen me dije dëme material apo në njerëz nga këo lëkundje.

Korça është goditur sërish në orët e para të mëngjesit të sotëm nga disa tërmete me magnitudë 3.3, 3.2, 2.3 dhe disa më të dobët. Epiqendrat e tërmetit kanë qenë 7 kilometra larg fshatit Nikolicë, i cili ndodhet 15 kilometra larg qytetit.

Gjithashtu dy ditë më parë një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.7 ballë, goditi Korçë..  Qytetarët në panik, braktisën banesat dhe u raportua për dëme të konsiderueshme materiale.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!