Home Aktualitet “Heronjtë” në Bulevardin e Tiranës, Alizoti: PS glorifikon heronjtë e prodhuar nga dhuna

“Heronjtë” në Bulevardin e Tiranës, Alizoti: PS glorifikon heronjtë e prodhuar nga dhuna

nga Albina Hoxhaj

Edhe 30 vjet pas rrëzimit të komunizmit, Shqipëria vazhdon të jetë e zaptuar nga simbolika perverse komuniste.

Kështu shprehet anëtari i Kryesisë së PD, Tomor Alizoti, njëkohësisht pinjoll i një familjeje që e ka vuajtur barbarinë komuniste në vitet 1945-1990.

Reagimi i plotë i Tomor Alizotit:

“Edhe 30 vjet pasi ka rene zyrtarisht regjimi kriminal komunist Shqiperia vazhdon te jete e zaptuar nga historiografia, heronjte, simbolika perverse e komunizmit. Qeveria dhe Bashkia e Tiranes kane vendosur ne bulevard portretet e disa “heronjve”…

Vetem politikane perverse ose njerez te lidhur drejperdrejt me krimet e komunisteve mund te vazhdojne ti imponojne qytetareve te tyre kete poshtersi. Eshte e habitshme sesi Partia Socialiste glorifikon heronjte e prodhuar nga dhuna! 

Kjo tregon qarte se sa te nevojshme e ka Shqiperia ligjin e dekomunistizimit e te dekriminalizimit!

Se pari keta qe i quajne heronj instaluan diktaturen me te eger komuniste e cila vrau e burgosi shume me teper se sa pushtuesit italiane apo gjermane.

Se dyti data e caktuar nga komunistet shqiptare, 29 nentori, u be per te glorifikuar me nje date me vete partine komuniste dhe kishte qellime antishqiptare.

Sot Rama, qeveria socialiste e tij qe ashiqare ka rikthyer kudo njerez te nomenklatures se regjimit komunist po rikthen edhe simbolet dhe historiografine e komunizmit. Ka nje rehabilitim te turpshem me portrete, me festime si keto, me emerime, me botime te krimeve dhe simboleve te komunizmit…”

Sipas Bashkisë së Tiranës, organizatore e këtij manifesti, kjo gjë bëhet me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të vendit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!