Home Aktualitet Jo “mure me veshë”, por bulevard me sy

Jo “mure me veshë”, por bulevard me sy

nga Albina Hoxhaj

Nga Kastriot Dervishi

Bulevardi “Dëshmorët e kombit” u mbush me portrete të dala boje të historiografisë komuniste, si plotësim i një teke të Pëllumb Xhufit në vitin 2014, kur Papa Françesku vizitoi Shqipërinë. Asokohe u vendosën portretet e disa prej klerikëve të vrarë nga regjimi terrorist komunist, veprim që nuk u prit mirë nga skorjet e atij regjimi.
Ende nuk i kam parë të gjitha portretet që ka vendosur veliaj në bulevard. Nuk kam asnjë dyshim se bëhet për propagandë komuniste. Komunistët nuk kanë lidhje me lirinë apo vlerat. Ata nuk sjellin veçse robëri, varfërim dhe krim.
Te kjo foto që po bashkëlidh, shikoj Xheladin Kadën, vrarë në luftën civile e Spanjës në vitet 1936-1939, i vendosur aty për të nderuar internacionalizmin komunist. Në atë kohë Spanja rrezikohej nga komunizmi. Për fat të mirë, komunistët nuk e fituan luftën civile, pavarësisht se në krah të tyre, me thirrjen e Bashkimit Sovjetik erdhën luftëtarë nga shumë vende të botës. Për rrjedhojë, Spanja sot është mjaft i zhvilluar.
Ju o të përndjekur që ju marrosën muret me veshë të veliajt dhe “Harabelit” të tij, hidhini një sy bulevardit.

Lajme te ngjashme