Home Aktualitet “Arrestoi kushëririn e Braçes”, Ndocaj hedh pistën e re për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

“Arrestoi kushëririn e Braçes”, Ndocaj hedh pistën e re për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

nga Albina Hoxhaj

Eduart Ndocaj shprehet se kryeministri Edi Rama duhet të merrët në hetim bashkë me zv/kryeministrin Erion Braçe në lidhje me atentatin e ndodhur një ditë më parë ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja, Landi Muharremi dhe shoferi i prokurorit Andi Maloku.

Ndocaj i bën thirrje ambasadës së SHBA-së dhe kryeprokurores Arta Marku që të marrin në hetim Ramën dhe Braçen, pasi sipas tij shkaku i atentatit është arrestimi i Liridon Pulës, kreut të Kadastrës së Durrësit që u akuzua nga Ndoja për shpërdorim detyre.

Në statusin e tij në rrjetet sociale, Ndocaj i cili ka qenë edhe deputet i Partisë Socialiste shkruan se Ndoja ka zbatuar vetëm ligjin në lidhje me arrestimin e Pulës, por qeveria ka tentuar ta eliminojë atë.

Prokurori trim arrestoi kusheririn e Erjon Braces dhe banditet e tokave bregdetare dhe ky mi halesh zevens krybanditi Shqiperis e kercenon live vete Brace dhe Rama qe ta lironte por Prokurori Arjan Ndoja zbatoi ligjin
Dhe sotot i behet Atentat per ta eleminuar fizikisht , ftoj ambasaden e SHBA dhe ambasaden e BE te mbajn qendrim te ashper ndaj mafhes qeveritare , ku te merren te pandehur kryeministri Edi Rama dhe zevensi ti Erion Brace, ftoj prokuroren Arta Marku te rrespektohe kushtetuten e shqiperise te thrras keto dy bandit Rana&Brace si te pandehur qe kercenuan live z. Ndoj, dhe tu dali ne mbroajtie , mbrojtesve te ligjit,kushtetutes dhe e drejtes. Shteti i Bandave Komuniste,”- shkruan Eduart Ndocaj në Facebook.

Çfarë ndodhi dje në Shkozet, si u plagos prokurori Arjan Ndoja, miku kriminel dhe shoferi ish-polic

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit pasditen e djeshme në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba. Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!