Home Aktualitet Po çonin klandestinë në Kosovë, arrestohen dy persona në Kukës

Po çonin klandestinë në Kosovë, arrestohen dy persona në Kukës

nga Editor

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” Kukës, duke transportuar 5 shtetas sirianë të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Kukës

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasit;

– H.Ç. 21 vjeç, banues në Tiranë.

-A.M. 21 vjeç, banues në Krumë, Has.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” Kukës, duke transportuar 5 shtetas sirianë të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.

Shtetasit H.Ç dhe A.M, kundrejt fitimit do ti ndihmonin shtetasit sirianë që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!