Home Kronike Arrestohet biznesmeni i hidrokarbureve në Fier, zbulohet arsyeja

Arrestohet biznesmeni i hidrokarbureve në Fier, zbulohet arsyeja

nga Editor

Një biznesmen është arrestuar, pasi akuzohet për “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Sipas policisë pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet I.F., 60 vjeç, banues në Tiranë.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me Vendimin e datës 15.04.2019, ka vendosur masën “Arrest me burg”, për veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Ky shtetas, në subjektin e tij me aktivitet në fushën e hidrokarbureve, nuk ka paguar taksat dhe tatimet në shtet në shumën prej 38.688.297 lekë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!