Home Aktualitet Faraoni në Piramidën bosh!

Faraoni në Piramidën bosh!

nga Editor

Nga Artan Fuga
———————

Te libri im “Shoqëria Piramidale”,
botuar nga Papirus,
unë përdor gjeometrinë e piramidës për të dhënë metaforën e të gjitha problemeve dhe degradimit të shoqërisë shqiptare!

Jemi bërë si një Piramidë bosh ku në fund, pasi gurët mbylleshin mbi njeri tjetrin, mbetej vetëm mumja e Faraonit dhe shërbëtorët e tij!

Shoqëria shqiptare ka mbetur bosh nga qytetarët.
Ka njerëz, madje të mrekullueshëm, por që nuk kanë të drejta si qytetarë!
As të drejtën e votës në thelb nuk e kanë!

Bashkitë i kontrollon një njeri i vetëm, kryetari, të tjerët janë thjesht vegla të tij!

Kuvendi, qeveria, gjyqësori, ekonomia, administrata, është në dorë të kreut të qeverisë, pra nuk ka ndarje pushtetesh, të tjerët janë vetëm manekinë.
Vetura të varfëra që vërtiten nën logo gjigande karburantesh!

Ekonomia është pa blerës veç klientëve që harxhonë qindarkën e fundit për të blerë bukën e gojës dhe karburant për veturën shkatarrraqe.

Teatri, kinematë, Opera, ekspozitat pa spektatorë, sepse të gjithë mjaftohen të shohin emisionet e darkës në televizion, bam e bum, shty t’a shtyjmë!

Skllavi është bërë kockë e lëkurë, me bark të fryrë, por kur skllavi, ne, po shterojmë, si do të mbahet piramida?

Ku ka Perëndi pa besimtarë?
Dyqane pa blerës?
Futboll pa lojtarë?
Akuarium pa peshq?
Pemë pa rrënjë?

Maja e Piramidës bosh, duke na përjashtuar ne qytetarët, ka prerë degën e pemës ku ka hipur!

Jemi të gjithë në një kamion ku pasagjerët dhe shoferi duke humbur drejtimin, pa frena, po shkojmë drejt fatit tonë të përbashkët, në rrëpirë!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!