Home Aktualitet Në alarm/ Tërmeti në Korçë iu fut frikën italianëve, çfarë shkruajnë mediet fqinje

Në alarm/ Tërmeti në Korçë iu fut frikën italianëve, çfarë shkruajnë mediet fqinje

nga Editor

Shqipëri-Një tërmet i fuqishëm goditi mëngjesin e djeshëm qytetin e Korçës. Lëkundjet e orës 05:25 ishin të forta, me një magnitudë 4.7 të cilat tronditën të gjithë banorët e zonës. Pa zbardhur edhe mirë dita ata braktisën banesat e tyre dhe u vendosën në sheshet e fshatrave apo qytetit, mes temperaturave të ulëta.

Por ky tërmet ka frikësuar edhe fqinjët italianë. Në një shkrim të Corriere,  me titull“Tërmet në Shqipëri dhe Kosovë, frikë edhe në Salento’, pasi i bëhet një rezume tërmetit në juglindje të Shqipërisë, shkruhet ndër të tjera se frika ka kapluar edhe Salenton në Itali pas lëkundjeve të fuqishme që kanë goditur Europën Lindore.

“Frikë gjithashtu në Salento për shkak të dy tërmeteve që goditën Evropën Lindore. E para, me përmasë 3.0, u regjistrua në 7.53 të Premten në mëngjes në jug të Kosovës. Sipas mediave serbe, epiqendra ishte e vendosur 11 km në veri-perëndim të Dragasit, në një thellësi prej 10 km. Tërmeti u ndje edhe në Prizren dhe Gjakovë, por deri më tani nuk është marrë asnjë lajm për ndonjë dëm. Një tjetër tërmet me madhësi 5.2 u regjistrua sot në mëngjes në Shqipëri. Sipas Institutit Sizmologjik Shqiptar, epiqendra ishte afër qytetit të Korçës, në lindje të vendit, në një thellësi prej 25 kilometrash. Për momentin, sipas mediave, vetëm dëmi material do të kishte ndodhur, por ende nuk ka një buxhet zyrtar. Tërmeti, i dëgjuar gjithashtu në shumë qytete të tjera, shkaktoi panik”, shkruhet nga media italiane.

Një tërmet i fortë goditi Shqipërinë pak javë më parë. Sipas IGJEUM forca e tërmetit ka ishte manginutë 5.8 ballë i shkallës rihter me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit. Lëkundjet ishin të forta dhe u dëmtuan më shumë se 900 banesa dhe u lënduan mbi 110 persona.

Burimi: Corriere.it

Lajme te ngjashme