Home Aktualitet Tender i ri për Syrin e Kaltër/ Ministria e Mjedisit kërkon një plan të ri menaxhimi

Tender i ri për Syrin e Kaltër/ Ministria e Mjedisit kërkon një plan të ri menaxhimi

nga Editor

Ndërkohë që ankandi është i anuluar, kjo gjë është bërë pa patur më parë një plan menaxhimi të kësaj pasurie të madhe natyrore në administrim të Ministrisë së Mjedisit.

Një ditë pasi Ministria e Financave anuloi dhënien me qira të Syrit të Kaltër, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka hapur një tender për hartimin e planit të menaxhimit për këtë monument natyre.

Sipas thirrjes së shpallur në agjencinë e prokurimeve publike, plani i menaxhimit për Syrin e Kaltër duhet të mbulojë të gjitha aspektet përfshirë ato natyrore, ekonomike por edhe sociale për 10 vitet e ardhshme. Ndërkohë që ankandi është I anuluar, kjo gjë është bërë pa patur më parë një plan menaxhimi të kësaj pasurie të madhe natyrore në administrim të Ministrisë së Mjedisit.

Kompania private që do të shpallet fituese duhet të hartojë një plan të detajuar operacional me informacion të përditësuar për zonën e mbrojtur dhe të japë sugjerimet se si duhet të menaxhohet kjo zonë, përfshirë aktivitetet ekonomike e lejuara dhe buxhetin e kërkuar.

Tenderi i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura për Syrin e Kaltër vjen vetëm një ditë pasi Ministria e Financave u detyrua të anulonte dhënien me qira të këtij monumenti natyror. Sipas planit, të publikuar nga “Gazeta Shqip”, Syri i Kaltër do të jepej me qira tek privatët për 10 vjet kundrejt një çmimi prej vetëm 72.5 mijë lekësh në muaj.

Të dhënat zyrtare nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura tregojnë se vitin e kaluar Syri i Kaltër u vizitua nga rreth 85 mijë persona dhe gati 29 mijë mjete. Por Syri i Kaltër nuk është monumenti i vetëm natyror i dhënë me qira. Shumë ambiente në zona të mbrojtura të vendit i janë kaluar privatëve me kontrata shpesh simbolike qiraje si Driloni në Pogradec, apo të tjera në parqet kombëtare dhe monumentet natyrore.

Marrë nga Top Channel

Lajme te ngjashme