Home Aktualitet Atentati ndaj prokurorit, reagon Basha: Ngjarja tregon se krimi s’e ka frikë shtetin

Atentati ndaj prokurorit, reagon Basha: Ngjarja tregon se krimi s’e ka frikë shtetin

nga Editor

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me atentatin e kryer ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj të premten pasdite në Durrës.

Përmes një shënimi në Facebook, Basha thekson se atentati ndaj prokurorit është ngjarja më e rëndë mafioze që mund të ndodhë në një vend. Ai shprehet se ngjarja e sotme tregon se krimi nuk e ka frikë shtetin.

Shënimi i plotë:

Atentati ndaj një prokurori është ngjarja më e rëndë mafioze që mund të ndodhë në një vend. Ngjarja e sotme tregon se krimi nuk e ka frikë shtetin. Më e rëndë është situata kur kjo ngjarje kriminale u parapri nga kërcënime direkte të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit ndaj këtij prokurori, i cili nëse dyshohej se ka shkelur ligjin duhet të çohej para drejtësisë e jo të linçohej publikisht.

Zbardhja sa më parë e kësaj ngjarje të rëndë dhe vënia para drejtësisë e autorëve dhe porositësve të këtij krimi mafioz është jetike për të dëshmuar se shteti nuk ka kapitulluar totalisht para krimit.

Sonte dua të inkurajoj çdo prokuror dhe punonjës të ndershëm të policisë të luftojnë krimin dhe të mos gjunjëzohen para tij. E di se flas në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, kur ju them se keni në këtë betejë simpatinë dhe mbështetjen mbarëpopullore, edhe kur kundër jush e në krah të krimit janë të implikuar segmentet më të larta të pushtetit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!