Home Aktualitet E ndoqën, i prenë rrugën dhe qëlluan me breshëri, zbardhet dinamika e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja

E ndoqën, i prenë rrugën dhe qëlluan me breshëri, zbardhet dinamika e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja

nga Albina Hoxhaj

Dosja.al zbardh dinamikën se si ndodhi atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy personave të tjerë që ndodheshin në makinë më të. Sipas informacioneve mësohet se autorët kanë ndjekur makinën e prokurorit kanë ecuër paralel me të dhe më pas i kanë prerë rrugën.

Ndoja ka qenë i ulur i në sedijljen e pasme të makinës së tij dhe ka njohur autorët, gjë që e ka thënë dhe në dëshminë e parë në spitalin e Durrësit.

Më pas atentatorët kanë hapur zjarr në pjesën e majtë të makinës, ku kanë lënë të plagosur tre personat. Plumbat kanë vijuar dhe më tej, kur dy makina kanë qenë në ecje dhe makina e atentatorëve ka dalë para veturës së Ndojas, duke i prerë rrugën.

Makina e prokurorit e drejtuar nga Andi Maloku ka humbur kontrollin, pasi shoferi ka marrë disa plumba, dhe ka përfudnuar në kanal në anë të rrugës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!