Home Aktualitet “Ju jeni fshatarë”, ofendoi pasagjerët, aktorja nxirret nga avioni

“Ju jeni fshatarë”, ofendoi pasagjerët, aktorja nxirret nga avioni

nga Editor

Policia ka nxjerrë nga avioni një aktore dhe prezantuese ruse, e cila bëri sherr me pasagjerët.

Sipas “The sun”, Lidiya Velezheva, 53 vjeç filloi të bërtiste dhe të ofendonte pasagjerët, më vonë edhe ekuipazhin, pasi u bë një vonesë me fluturimin.

Aktorja dhe prezantuesja televizive kishte planifikuar të fluturonte nga Moska në Tel Aviv për t’u paraqitur në një shfaqje.

Avioni ishte vonuar për dy orë për shkak të problemeve teknike, dhe Velezheva ishte acaruar duke pretenduar se u mbajt në një autobus aeroporti për 20 minuta pa pallto.

“Unë jam aktore dhe me gjasë ju jeni fshatarë sepse me gjasë e keni blerë biletën nga halli, ndërsa unë e bleva time për 2,475 paund kesh”, ka thënë ajo.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!