Home Bota Trump kundër Italisë në Bashkimin Evropian: Do të ishte më mirë jashtë!

Trump kundër Italisë në Bashkimin Evropian: Do të ishte më mirë jashtë!

nga Albina Hoxhaj

Presidenti Trump gjatë një interviste për stacionin radiofonik në Londër LBC, ka thënë se Italia do të ishte shumë më mirë jashtë Bashkimit Europian. Mediat Italiane shkruajnë se Trump asnjëherë nuk ishte shprehur kaq qartë kundër Italisë në Bashkimin Europian. Kjo deklaratë e tij erdhi teksa ai po fliste për divorcin Britani e Madhe-BE, në një moment kur ai po përpiqej të siguronte britanikët për marrëdheniet e ardhshme tregtare SHBA-Britani e Madhe pas Brexit thotë: “Ne flasim vetëm për tregti, e cila në rastin tuaj, nëse do të bëni një marrëveshje me ne, do të ishte katër deri në pesë herë më e madhe sesa jeni tani dhe ekonomia juaj do të përfitonte shumë”.

Trump gjatë fjalës së tij nuk la pa përmendur edhe Italinë, për të cilën tha se do të ishte shumë më mirë pa Bashkimin Europian. “Nëse këto vende preferojnë të qëndrojnë në BE, mirë. Por dijeni që në Evropë është shumë e vështirë të bashkëpunojnë, ndërsa me mua do të ishte më lehtë; menjëherë do të bënim një marrëveshje tregtare me ju“, shkruan Repubblica.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!