Home Aktualitet Arrestohet 35 vjeçari, fuste heroinë në burgun e Fushë – Krujës

Arrestohet 35 vjeçari, fuste heroinë në burgun e Fushë – Krujës

nga Albina Hoxhaj

Eshte arrestuar një 35-vjeçar  për lëndë narkotike dhe për vjedhje kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë në I.E.V.P Fushë-Krujë, më datë 31.10.2019, gjatë kontrollit të shtetasve që hyjnë për të takuar familjarët e tyre që vuajnë dënimin në ambientet e I.E.V.P-së Fushë- Krujë, e kanë kapur në flagrancë duke futur 10 gr. lëndë narkotike të dyshuar heroinë, të cilat i kishte futur në xhepin e një xhupi.

Durrës

Tentoi të fuste lëndë narkotike heroinë në I.E.V.P Fushë-Krujë, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari.

Arrestohet dhe një 53-vjeçar  për lëndë narkotike dhe për vjedhje kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë e I.E.V.P Fushë-Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 35 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë në I.E.V.P Fushë-Krujë, më datë 31.10.2019, gjatë kontrollit të shtetasve që hyjnë për të takuar familjarët e tyre që vuajnë dënimin në ambientet e I.E.V.P-së Fushë- Krujë, e kanë kapur në flagrancë duke futur 10 gr. lëndë narkotike të dyshuar heroinë, të cilat i kishte futur në xhepin e një xhupi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 gr. lëndë narkotike, e dyshuar heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!