Home Aktualitet Merkel me biznesmenë gjermanë në Indi, synime për një marrëveshje të tregtisë së lirë

Merkel me biznesmenë gjermanë në Indi, synime për një marrëveshje të tregtisë së lirë

nga Albina Hoxhaj

Gjermania ka të ngjarë të kërkojë nga India të rifillojë bisedimet për finalizimin  e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian gjatë takimeve të Kancelares Angela Merkel me liderët e qeverisë së New Delhi të premten.

Merkel, e shoqëruar nga disa anëtarë të kabinetit dhe një delegacion biznesi, nisi bisedimet me kryeministrin e Indisë Narendra Modi, të cilat pritet të prekin tregtinë, investimet, sigurinë rajonale dhe ndryshimet klimaterike.

Gjermania është partneri më i madh tregtar i Indisë në Evropë dhe më shumë se 1700 kompania gjermane operojnë në këtë vend.

“Të pasuri e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me Indinë është një kërkesë e pritur gjatë nga Gjermania”, tha një burimet, që nuk pranoi të identifikohej, sepse bisedimet janë private. Në burim i dytë konfirmoi të njëjtën gjë.

Eric Scheweist, President i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë tha për Reuters se India ka një potencial shumë të madh, por ka pasur pasiguri tek kompanitë, pasi një marrëveshje për mbrojtjen e investimeve midis dy vendeve kishte përfunduar në 2016.

Një pakt për tregtinë e lirë që ka qenë në diskutim për vite do të ndihmojë në këtë drejtim.


Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!