Home Kronike Aksident i rëndë në Shkozet të Durrësit. Makina përplaset me trafikndarësen, humb jetën shoferi (EMRI)

Aksident i rëndë në Shkozet të Durrësit. Makina përplaset me trafikndarësen, humb jetën shoferi (EMRI)

nga Editor

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën shoferi Erjan Beli.

Durrës-  Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Unazën e Shkozës në Durrës.

Mësohet se në aksin rrugor Shkozet-Plepa, në orët e para të mëngjesit drejtuesi i një makine ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen dhe më pas ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën  Erjan Beli, drejtuesi i mjetit. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!