Home Aktualitet Grida Duma: Lista e hapura bëjnë PD-në fituese, duhet t’i çlirojmë kryetarët e partive

Grida Duma: Lista e hapura bëjnë PD-në fituese, duhet t’i çlirojmë kryetarët e partive

nga Albina Hoxhaj

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka treguar sot mendimin e saj se ajo është për lista të hapura në zgjedhje. E ftuar në emisionin “Real Story”, në News24, Duma tha se nëse ka një gjë që e bën fituese Partinë Demokratike janë listat e hapura.

Nëse ka një gjë që e bën PD fituese sot, janë listat e hapura. Ka shumë komponentë që mendojnë se listat e hapura janë më të rëndësishme”, u shpreh ajo.

Ndërsa pyetjes se çfarë do ndodhte nëse Guma dilte në e votuar se Basha, ish-deputetja i është përgjigjur me diplomaci.

Nuk besoj se ndodh kurrë që të dalë para Bashës. Kryetari i partisë është zgjedhur një anëtar, një votë, nuk ka fare problem. Nëse votohet në pesë emra, pas diskutim që kryetari është i preferuari aty. Duhet t’i çlirojmë kryetarët e partive nga një listë personale. Nëse ka një kërkesë që vjen sot demokratët është meritokraci. Kur të vijmë në pushtet të kuptohet kush e ka bërë opozitën. Të na njihet demokracia. Sot duhet t’i qasemi njerëzve me një drejtësi transparente, është trend global. Nuk po var askënd, disa gjëra normal që nuk bëhen mirë, nuk ka problem”, shtoi më tej Duma.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!