Home Aktualitet ‘Kemi informacion se nesër KQZ do hetojë si ka hetuar Prokuroria për Kajmakun’

‘Kemi informacion se nesër KQZ do hetojë si ka hetuar Prokuroria për Kajmakun’

nga Sonila Osmanaj

Sekretari Juridik i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata,  i ftuar në ABC News me gazetaren Mirela Milori, ndërsa foli për krizën politike dhe strategjinë që do të ndjekë opozita më tej deri në arritjen e një zgjidhjeje, i pyetur nga gazetarja Mirela Milori nëse a po bën parlamenti rolin e drejtësisë, Gjata tha se aktualisht parlamenti është duke i lejuar vetes të bëj çdo ligj, pasi nuk ka kush ta kontrollojë, kjo si pasojë e mosfunksionim të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

“Parimisht, parlamenti bën ligje dhe pastaj është gjykata ajo që bën kontrollin. Çështja nuk është te bërja e ligjeve nga ana e parlamentit, këtu problemi është që nuk ka kontroll. Duke mos pasur kontroll, duke mos pasur gjykatë kushtetuese e të lartë, duke patur një trupë gjyqësore të shpartalluar edhe psikologjikisht, e cila ka rënë në batakun “o do iki nga vettingu, ose do i shërbej qeverisë”, kështu që është larg të qënit si organ drejtësie, si gjykatë. Me një prokurori totalisht të kapur nga ana e kryeministrit, duke filluar nga prokurorja e përgjithshme, me ndikimin e tij edhe në organet e reja të drejtësisë, kulmi ishte kur kryeministri me zëvendës ministrin sulmuan prokurorë e gjykatës se arrestuan një nënpunës dhe KLGJ nuk u ndje e nuk bëri asnjë deklaratë. Pra parlamenti bën ligje dhe i zbatojnë dhe i kontrollojnë gjykatat, e larta dhe ajo kushtetuesja që tani nuk ekzistojnë. Atëherë tani parlamenti i lejon vetes të bëj çfarë ligji të dojë dhe e ka tejkaluar funksionin e vet kushtetues, pra nuk ekziston më ndarje pushtetesh, vetëm 1 pushtet, që është parlamenti i cili sundon mbi të gjithë”, tha Gjata.

Më tej Gjata tha se PD ka informacion se ditën e nesërme do të shohë procedurën se si ka hetuar prokuroria rastin e Agim kajmakut dhe kjo sipas Gjatës është një shkelje e rëndë e ligjit. Gjata theksoi se KQZ nuk mund të bëj hetimin dhe nuk mund të kontrollojë prokurorinë.

“Kemi informacion se KQZ do të shohë ditën e nesërme se si ka hetuar prokuroria. Dua të them se kjo është një shkelje e madhe ligjore. Pushtetet janë të ndara, prokuroria bën hetimet, vetëm gjykata e kontrollon hetimin e prokurorisë. KQZ nuk mund të bëj hetimin e hetimit, nuk mund të kontrollojë prokurorinë, thjesht heq mandatin. Ç’punë ka KQZ të komentojë ishte a s’ishte vepër penale ajo që bëri Kajmaku? E dyta, ligji për dekriminalizimin e ka të shprehur qartë, që duhet të deklarosh çdo gjë, je i detyruar ti shkruash. Fakti që nuk i ka shkruar në formular, të çon në ndjekje penale deri në 4 vjet burg, dhe këtë KQZ e di mirë”, deklaroi Gjata.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!