Home Aktualitet Agron Shehaj: Mu deshën 2 minuta dhe 3 dollarë për ta zbuluar…

Agron Shehaj: Mu deshën 2 minuta dhe 3 dollarë për ta zbuluar…

nga Sonila Osmanaj

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, tha se i ishin dashur vetëm 2 minuta dhe 3 dollarë për të zbuluar mashtrimin me firmën “DH Albania” tek Unaza e Re.

Në një debat të ashpër me ish-Ministrin Arben Ahmetaj mbrëmjen e së enjtes në “Opinion”, Shehaj tha se maxhoranca u kap duke vjedhur tek Unaza e Re.

Agron Shehaj: Tek unaza e madhe cili ishte institucioni që ndoqi procedurat?

Arben Ahmetaj: Ja po ta jap unë institucionin. Ça rezultoi me Unazën e Madhe? U anulua? Si ka mundësi që oligarku në thonjëza u rrëzua? D.m.th. shteti, qeveria, ministri i atëhershëm Damian Gjiknuri, e anuloi në minutën 1 që u mor vesh e vërteta. Ministri dhe ministria nuk kanë dot instrumente që të verifikojnë një falsifikim në SHBA. Kur ai falsifikim del, reagimi ishte i menjëhershëm. Po të ishte oligarku ai që kishte vendosur ministrin, ajo nuk rrëzohej.

Agron Shehaj: U kapët duke vjedhur. I dhatë një tender një 26-vjeçari…

Arben Ahmetaj: Lërë popullzimin, populizmi është kolerë moderne.

Agron Shehaj: As letrat nuk i kishte bërë…kush i gjeti faktet, ti apo Gjiknuri? Se mua 2 minuta dhe 3 dollarë mu deshën për të gjetur se gjithçka ishte një mashtrim..

Arben Ahmetaj: U rrëzua si procedurë? A, po të mos ishte rrëzuar, do vije do thoshe këtu se po e kanë kapur oligarkët.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!