Home Aktualitet Ndërroi jetë pas lindjes së djalit/ 5 vjet nga vdekja e gruas së portjerit të Partizanit, mjekët dënohen me 400 mijë lekë gjobë, arrogantë sa më ska

Ndërroi jetë pas lindjes së djalit/ 5 vjet nga vdekja e gruas së portjerit të Partizanit, mjekët dënohen me 400 mijë lekë gjobë, arrogantë sa më ska

nga Sonila Osmanaj

Prindërit e saj jetojnë ende me plagën e vdekjes së parakohshme të 25-vjeçares, e mbi të gjitha për shkak të pakujdesisë së mjekëve.

Në Dhjetor të vitit 2014, në maternitetin “Koço Gliozheni”, Doriana Haka lindi një djalë përmes operacionit. Por fatkeqësisht, 24 orë më pas gjendja e saj rëndohet. Doriana ndërroi jetë pas 15 ditësh në pavionin e neurologjisë në QSUT.

Prindërit e saj jetojnë ende me plagën e vdekjes së parakohshme të 25-vjeçares, e mbi të gjitha për shkak të pakujdesisë së mjekëve.

24 orë që nuk ka ardhur mjek. Një herë i kanë matur tensionin, të paktën për sa kam qenë unë. Dhimbja e kokës i ka ardhur kur nuk isha unë. Kur shkuam në dhomë, dhoma ishte bosh”, tregon mes lotësh e ëma e Dorianës.

Ndërsa për çunin, i cili do mbushë 5 vjeç, ajo thotë se “ka ikur tek halla në Itali. Kur është në kopsht fëmijët thërrasin mami, mami, mami, edhe ai dikur do ta thoshte këtë fjalë. E dinte që Dori është mami vet, (dhe pyet) pse kam dy mama unë? Unë iki largohem, nuk kthej dot përgjigje. Është i vogël”.

Çfarë ndodhi realisht me gjendjen shëndetësore të Dorianës? Pse gjendja e saj pas lindjes u përkeqësua? A iu dha ndihma mjekësore në kohën e duhur?

Goca ra në gjendje kome dhe shkoi tek neurologjia. Më thirri infermierja dhe shkova. Më pyeti nëse ka pas reaksion dhe çfarë mjekimi merrte edhe Elona ka qenë prezente. (Ato duhej të ishin pyetur në fillim fare), por nuk janë pyetur. Kjo është e gjitha”.

Një muaj para lindjes, kardiologia Sonila Bele konstatoi një problem me zemrën e vajzës, pas të cilit, ajo duhet të merrte hollues gjaku. Por para momentit të lindjes kontrollet nuk iu bënë, për të vendosur që edhe kardiologia të merrte pjesë në ndërhyrje për të mbajtur nën kontroll gjendjen e Dorianës.

Pas humbjes së jetës, u regjistrua vepra penale për dy mjekët e maternitetit, anestezisten Elona Burba dhe mjekun Petrit Rexhepi. Dy akt-ekspertimet konstatojnë se moskryerja e analizave para operacionit, ishte shkaku i vdekjes së të resë.

Ekspertët mjekoligjorë Arben Lloja dhe Elmaz Shaqiri kanë konstatuar ndër të tjera se konsulta mjekësore e ekipit kirurgjikal dhe anestezist nuk është kryer. Mjekët e konsultës dhe anestezistja nuk janë njohur me problemet e zemrës që kishte Doriana. Nuk janë zbatuar procedurat mjekësore të regjimit spitalor në rastin e shtrimit të planifikuar dhe përgatitjes për operacion të të ndjerës. Shkak i përkeqësimit të gjendjes së pacientes ka qenë tromboza totale e sinuseve kavernoze të trurit në anën e tij të majtë…rezulton që me shumë gjasa shkaku i vdekjes së pacientes Doriana Haka mund të ketë qenë arresti kardiak.

Edhe në akt ekspertimin e dytë, mjeku ligjor Sabri Hoxha ka konstatuar të njëjtat mangësi si dy kolegët e tij në akt ekspertimin e parë.

Një tjetër pikë që ia vlen për t’u diskutuar dhe që është një ndër pikat më të errëta në çështjen e vdekjes së 25-vjeçares është edhe mungesa e autopsisë. Asaj kohe autoritetet përkatëse kanë neglizhuar dhe të ndjerës nuk i është bërë autopsia për të kuptuar shkaqet e vdekjes.

Dori meriton drejtësi. Ka mbaruar juridik, do të ishte…të jetë një kauzë, Dori meriton një kauzë…”, thotë e ëma.

Pas seancave të tensionuara, gjyqtari i çështjes Altin Abdiu në fund të procesit i shpalli mjekët fajtorë, por i dënoi ata me gjobë 400 mijë lekë.

Bashkim Sulstarova, avokat: Gjykata në përfundim të gjykimit konkludoi në vendimin e saj që mjeket të dënohen me nga 400 mijë lekë gjobë. I deklaron fajtorë gjykata për mjekim të pakujdesshëm, por masa e dënimit është 400 mijë lekë gjobë. Kjo gjobë u vihet të pandehurve në raste kur ka dëmtime dhe jo kur ka humbje jete.

Gazetari i Stop, shkoi dhe takoi gjyqtarin, i cili vazhdon përsëri me të tijën.

Gazetari- Si je? Thjesht, që të jem i saktë: Çfarë gabimi kanë bërë mjekët, që është vendosur vetëm një gjobë dhe nuk është marrë një masë tjetër? Nuk është kërkuar pezullim, ashtu siç e ka kërkuar prokurori?

Gjyqtari- I ke në vendim ato gabime.

Gazetari- I lexova. Nuk ka.

Gjyqtari- Për arsye hetimi ligjor, këtu e ke atë tani. Shikoje! Ç’të them unë ty?!

Gazetari- Ideja është, që gjoba aplikohet, kur kemi një aksident d.m.th, ose një reaksion, a një gjë, që nuk kemi me humbje jete. Më kupton? Ndërkohë që akt-ekspertiza nga mjeko-ligjori ka konstatuar…

Gjyqtari- Ajo është, e arsyetuar në vendim aty, nuk prodhohet në mënyrë të plotë, që çfarë janë veprimet e mjekëve, apo mosveprimet.

Gazetari- Analizat janë bërë, janë bërë në një klinikë private.

Gjyqtari- Janë bërë ato, janë bërë të gjitha procedurat.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!