Home Politike Gropa në buxhet, juristja Bozheku: Ministrja e Financave duhet të dorëhiqej

Gropa në buxhet, juristja Bozheku: Ministrja e Financave duhet të dorëhiqej

nga Sonila Osmanaj

Juristja, Enida Bozheku, deklaron se gropa e krijuar në buxhetin e shtetit nga borxhet e papaguara për sigurimet shoqërore nuk mund të kalojë pa përgjegjësi.

E ftuar në emisionin 360 Gradë të Artur Zhejit në RTV Ora, ajo derklaron se Ministrja e Financave duhet të kishte dhënë dorëheqjen për keqmenaxhim të parave të taksapaguesve shqiptarë.

Enida Bozheku: Akti i parë i një morali qeverisës do të ishte dorëheqja të paktën e  Ministres së Financave duke qenë se kemi një keqmenaxhim të sistemit ekonomik tonit që lidhet me të gjithë hallkat e pushtetit. Sigurimet shoqërore janë problem madhor për pensionistët, por edhe për brezat sepse  krijon borxh, krijon borxh dhe vjen një moment që shteti falimenton. Shteti virtualisht falimenton, por nuk mund të falimentojë në të vërtetë se i bie që të mos ekzistojë më si princip juridik.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!