Home Politike Pyetet se kush është oligarku që e solli në pushtet, Ahmetaj thotë: Edi Rama

Pyetet se kush është oligarku që e solli në pushtet, Ahmetaj thotë: Edi Rama

nga Sonila Osmanaj

Deputeti Arben Ahmetaj ka folur në rolin e ish ministrit të financave rreth investimeve që janë bërë në Shqipëri, si dhe rreth termit ‘oligarkë’ të përdorur nga opozita për të identifikuar biznesmenët, sipas të cilës kanë kapur kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan, Ahmetaj është shprehur se këtë term opozita po e përdor për populizëm dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat e saj. Ai shtoi gjithashtu se kjo nuk është as akuzë, pasi nuk ka bazë ligjore, sepse nuk mund të ngresh akuzë duke e quajtur tjetrin oligark.

Gjatë debatit moderatori Blendi Fevziu e ka pyetur Ahmetajn rreth lidhjes së tij me oligarkët. “Cili është oligarku që të ka vënë ty në pushtet?”, e pyet Fevziu ish ministrin.

“Mua më ka vendosur vetëm një. Qytetarët e Shqipërisë nëpërmjet votës dhe kryeministri Edi Rama”, i përgjigjet Ahmetaj.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!