Home Aktualitet Përdhunoi barbarisht 12-vjeçarin/ Monstra i Peshkopisë tenton të presë damarët në burg!

Përdhunoi barbarisht 12-vjeçarin/ Monstra i Peshkopisë tenton të presë damarët në burg!

nga Sonila Osmanaj

Një ngjarje e tmerrshme që ndodhi 12 vjet më parë në Peshkopi, ku Shpëtim Ziza, asokohe 19-vjeç, përdhunoi e më pas ekzekutoi 10-vjeçarin Bekim Çenga, tronditi mbarë opinionin publik shqiptar.

I njohur ndryshe si “monstra” i Peshkopisë, Ziza, u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata.

Së fundmi është mësuar se 31-vjeçari ka tentuar sërish të vetëvritet, pasi në muajin maj të këtij viti i vuri zjarrin qelisë me qëllim për t’i dhënë fund jetës së tij. Po ashtu edhe pak vite më parë, Ziza tentoi të vetëvarej në qeli.

Ndonëse ndodhet në Spitalin e Burgut, ku siguria është më e rreptë se në burgjet e tjera të Shqipërisë, ai tentoi t’i japë fund jetës së tij, duke prerë damarët me një filxhan kafeje.

Pas ndërmarrjes së këtij akti, Ziza ka marrë lëndime në trup dhe mjekët po kujdesen për shëndetin e tij.

Ziza përdhunoi dhe mbyti me lidhëse këpucësh djalin e mitur në vitin 2007.

Familjarët e Zizës nuk e kanë pranuar asnjëherë përfshirjen e djalit të tyre në këtë krim makabër, ndërsa theksuan se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me kartelë mjekësore, por gjykata nuk e mori parasysh këtë, duke e dënuar me burgim të përjetshëm 31-vjeçarin.

Trupi i pajetë i 10-vjeçarit, u gjet në një përrua afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, rreth 7 kilometra larg Peshkopisë, 5 ditë pas ditës së zhdukjes.

Kjo ngjarje u pasua nga një tjetër krim i rëndë, pasi në vitin 2010 u ekzekutua vëllai i Shpëtim Zizës.

Familjarët e Zizës pretenduan se vrasja është porositur ose kryer nga familja Çenga për shkaqe hasmërie.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!