Home Aktualitet ‘Ik vërdallë nja 2 orë’, pas sherrit, Bashkim Finos s’i del inati me Ralf Gjonin, zihen për karrigen, ç’e mundon deputetin e ri?!

‘Ik vërdallë nja 2 orë’, pas sherrit, Bashkim Finos s’i del inati me Ralf Gjonin, zihen për karrigen, ç’e mundon deputetin e ri?!

nga Sonila Osmanaj

Siç shihet edhe në foton e publikuar nga Agim Rama në profilin e tij në Facebook, Fino është mjaft i mërzitur me deputetin Gjoni dhe duket i vrenjtur në fytyrë.

Bashkim Fino, duket se nuk ia ka falur ende sherrin e para një muaji Ralf Gjonit. Në mbledhjen e OSBE për Reformën Zgjedhore, Fino dhe Gjoni morën vëmendjen e mediave pas debatit për akuzat e deputetit të opozitës së re… dhe duket se inati tejçohet edhe në Komisionin e Ligjeve.  Në tryezën e OSBE, Fino i tha Gjonit: “Ik vërdallë nja dy orë ti e eja këtu na jep”.  Teksa ishin mbledhur në Komision, Fino është futur në sallë por në karrigen që ulet ai gjithmonë ka gjetur të ulur Gjonin.

Siç shihet edhe në foton e publikuar nga Agim Rama në profilin e tij në Facebook, Fino është mjaft i mërzitur me deputetin Gjoni dhe duket i vrenjtur në fytyrë.

Nga ana tjetër, s’mund të themi të njëjtën gjë për Gjonin, i cili e shikon në sy dhe nuk lëviz nga vendi, ku qëndron mjaft i buzëqeshur. Por, s’dimë të themi arsyen….pse vallë Gjoni kërkon të të zërë vendin e Finos, ndërkohë që mund të ulej në një karrige çfarëdo?!

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!