Presidenti Ilir Meta ka shpërndar në profilin e tij në instagram postimin e aktorit të njohur Leonardo Di Caprio pēr Vjosën.
Në profilin e tij zyrtar në Instagram, aktori i famshëm ka postuar një video të rrjedhës së lumit Vjosa, duke e quajtur atë si një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës. Por ai ka ngritur shqetësimin se për sa kohë do jetë i tillë, pasi qeveria shqiptare ka vendosur në lëvizje, planet për të dëmtuar Vjosën, pasi do ndërtoi tetë diga përgjatë lumit kryesor, të cilat do të ndikojnë negativisht në klimën dhe ekosistemin e zonës dhe jo vetëm.