Home Aktualitet “Shteti nuk paguan sigurimet shoqërore”, Braçe publikon shifrat

“Shteti nuk paguan sigurimet shoqërore”, Braçe publikon shifrat

nga Albina Hoxhaj

Zëvendës Kryeministri Erion Braçe, ka reaguar pas akzuave se shteti nuk ka paguar sigurimet shoqërore në shumë institucione. Në një reagim në mediat sociale Braçe shkruan se kjo është një super gënjeshtër dhe ka treguar disa shifra që sipas tij vërtetojnë se sigurimet janë paguar.

Braçe më tej shprehet se detyrimi është 3.6 milionë euro dhe nuk e ka rrezikuar aspak skemën e pensioneve. “Skema e pensioneve, eshte e shendetshme, dukshem e permiresuar ne cdo tregues, perfshire aftesine paguese; Paguan cdo qindarke te pensioneve per cilindo pensionist dhe ne kohe! Te ardhurat ne skeme jane rritur me 21.9 miliarde leke ose 42.7% ne krahasim me vitin 2013-te!”, shkruan numri 2 i qeverisë.

POSTIMI I PLOTË

Super genjeshtra: Shteti si paguan 100 milion euro sigurimeve shoqerore, Shteti ra! E degjova tre dite me pare dhe kam heshtur. Besoja se autoret e genjeshtres do permbaheshin, do vetekorrigjoheshin. Por dje, genjeshtra u be edhe me konkrete duke shkuar deri ne raste te rreme te “pensionisteve te pa paguar”, Paguar deri ne qindarken e fundit, natyrisht! Ndaj, vendosa te sjelle fakte lehtesisht te verifikueshme, kunder genjeshtres.

Genjeshtra: Shteti i ka borxh institutit te sigurimeve shoqerore 100 milion euro! E verteta; Fakt: 1. Institucionet buxhetore, deri ne daten 25. 10. 2019, i kane 164. 377. 595 leke detyrime Institutit te Sigurimeve Shoqerore! Pra, Detyrimi i institucioneve buxhetore (shteterore) eshte: 1. 336. 403 euro.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!