Home Aktualitet Përplasen dy makina në rrugën e Kombit, dy të plagosur

Përplasen dy makina në rrugën e Kombit, dy të plagosur

nga Editor

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Kombit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në dalje të Milotit, janë përplasur dy automjete.

Mësohet se ka qenë një makinë tip Mercedez, me targa të Kosovës, i cili ka goditur në pjesën e pasme një makinë të tipit Hyndai.

Të lënduar kanë mbetur dy shoferët, të cilët janë transportuar për në spital.

Policia po heton për shkaqet e ngjarjes.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!