Home Aktualitet Shkrihet PS e Shkodrës/ Ish-kryetari: Nuk jemi domate për salcë

Shkrihet PS e Shkodrës/ Ish-kryetari: Nuk jemi domate për salcë

nga Sonila Osmanaj

Situata në PS-në e Shkodrës duket të jetë në ditët e saj më të këqija, me vendimin e të deleguarve të Edi Ramës për të shkrirë strukturat lokale.

Zbulimi i të shkuarës së Valdrin Pjetrit ishte vetëm maja e ajsbergut për nisjen e përplasjeve, pasi tashmë debati ka zbritur në nivelin e zgjedhjes së drejtorëve dhe drejtuesve të rinj socialistë.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar dhe ish-kreu i PS në Shkodër Ndue Dodaj, i cili thotë se është shkelur statuti i PS-së me të dyja këmbët.

Dodaj shprehet se strukturat e PS-së nuk janë domate, që të bëhen salcë, sa herë që kërkon i zoti i shtëpisë.

Postimi i plotë i Ndue Dodajt:

Shkrihen strukturat e PS Shkoder. Per cfare?! Per zgjedhjet e kandidatit per Kryetare Bashkie ?!Se srukturat u emruan?! Se pati rezultate te dobta me zgjedhje?! Se drejtuesit e institucioneve (drejtore)i zgjodhen kto struktura?! Se antaret e kshillin bashkiak i zgjodhen strukturat?! Se kryetaret e partise njri pas tjetrit u zgjodhen nga strukturat?!.Duhet nje sqarim per partine e per publikun.

Strukturat nuk jane domate qe behen salce kure don i zoti i shtepise. Ka nje”statut” qe thote kure shperndahen strukturat. Me stukturat e PS Shkoder eshte luajt vazhdimisht sepse i duhet dikujt si fasade per te mbuluar dobsite e veta. Partia Socialiste ne Shkoder nuk ka patur mbeshtetjen e duhur sepse te deleguarit e partise e kan vlersuar si kalim kohe e jo detyre per te ndihmuar e zgjidhur vishtirsite me plane e pune konkrete.

Partia Socialiste e Shqiperise duhej dhe duhet te hartoje nje projet te vecanet politik e qeverises per Shkodren sepse dhe Shkodra vete ka specifikat e saje ndryshe nga qytetet e tjere e mbi te gjitha edhe per fakt qe ne Shkoder sundon 30 vite Partia Demokratike. Te nderuar drejtues politik per Shkodren partia organizohet me gjitheperfshirje nga themeluesit deri te rinjte pa dallim. Me gupe interesash te ngushte ka perfitime individuale por jo parti te organizuar e qe u sherben interesave te qytetareve.

Mbetem me shprese se do e merrni seriozisht kte radhe. Shqiperia ka nevoje dhe per Shkodren e Shkodra ka nevoje per Shqiperine njelloj si per Vloren apo Korcen,Durrsin apo Tiranen, Elbasanin apo Lushnjen, Fierin apo Kuksin.etjere qytete te Shqiperise.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!