Home Bota Nëntë vende të BE-së bëhen bashkë kundër ilaçeve të shtrenjta

Nëntë vende të BE-së bëhen bashkë kundër ilaçeve të shtrenjta

nga Albina Hoxhaj

Për të kufizuar çmimet e ilaçeve të reja, potencialisht të shtrenjta në tregun evropian, nëntë vende të BE-së kanë krijuar një bazë të dhënash të përbashkët, që do të monitorojë trajtimet e reja për sëmundje të rralla dhe lloje të veçanta të kancerit, duke mbledhur informacione që qeveritë mund t’i përdorin për të negociuar me kompanitë farmaceutike.

Projekti quhet Nisma Ndërkombëtare e Skanimit Horizon (IHSI), dhe për momentin në të marrin pjesë Belgjika, Holanda, Luksemburgu, Danimarka, Irlanda, Portugalia, Lituania, Zvicra dhe Norvegjia. Qeveritë janë të shqetësuara se nuk do të jenë në gjendje t’i përballojnë kostot, pasi disa trajtime për kancerin kushtojnë rreth 100 000 euro për pacient.

Për shumë vite, qeveritë në Evropë kanë negociuar me kompanitë farmaceutike me sy të mbyllur. Me këtë iniciativë, ato po përpiqen të ndryshojnë gjërat dhe të kufizojnë asimetrinë e informacionit që marrin nga ndërmarrjet farmaceutike“, shpjegoi Yannis Natsis, kreu i politikat e aksesit në ilaçe të Aleancës Evropiane për Shëndetin Publik (EPHA).

Fillimisht iniciativa u iniciua nga Belgjika, Holanda, Luksemburgu dhe Austria, të cilët punuan së bashku për reduktuar çmimet për disa ilaçe inovative.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!