Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Pogradec, ku një 40 vjeçar është rrëzuar teksa ishte duke punuar në një kabinë elektrike dhe ka ndërruar jetë.
Sipas “Panorama”, iktima quhet Paulin Mexhaj dhe ishte punonjës i një kompanie ndërtimi.
Ai ishte duke punuar në një mur të kabinës, por si pasojë e amortizimit muri është shembur dhe atë e kanë zënë disa pjesë nga muri ç’ka i ka shkaktuar edhe vdekjen.
Informacion paraprak
Më datë 31.10.2019, në lagjen nr.5, Pogradec, shtetasi P.M, rreth 40 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga një kabinë elekrike, ku ka qenë duke punuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.