Home Bota 74 pasagjerë digjen të gjallë në një tren në Pakistan

74 pasagjerë digjen të gjallë në një tren në Pakistan

nga Editor

74 persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa 42 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një tren u përfshi nga flakët.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të qytetit Liaquatpur, në provincën Punjab, në Pakistan.

Gjithçka mesa duket ka nisur pasi një grup pasagjeresh kanë nxjerre për të përdorur një bombel të vogël gazi për të ngrohur ushqimin e tyre në guzhinën e trenit.

Zyrtarët vendas e përfunduan operacionin e nxjerrjes së trupave dhe të plagosurve nga treni por bilanci mund të rritet për shkak se disa nga 42 te plagosurit kanë shkuar në spital në gjendje të rëndë.

Shumë prej viktimave mësohet se kanë gjetur vdekjen teksa tentonin të hidheshin nga dritaret e trenit për ti shpëtuar djegies përsë gjalli.

Videot e kapur nga disa pasagjere të tjerë kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke ofruar pamje shokuese të djegies së trenit.

Lajme te ngjashme