Paraditen e sotme është përhapur panik në rrugën Gjirokastër-Sarandë pasi një autobot gazi u përmbys pranë zonës së quajtur kthesa e Muzinës.
Dyshohet shkaku të ketë qene rreshjet e shiut. Për fat të mirë aksidenti nuk ka pasur përmasa të mëdha, ndërsa autoboti nuk pësoi çarje, ç’ka mund të sillte pasoja edhe më të rënda.
Në momentin e aksidentit, shoferët e makinave që u ndodhën aty pranë u përfshinë në panik nga frika se mund të shpërthente.
Në vendngjarje shkuan policia dhe forcat zjarrfikëse për të zbardhur plotësisht ngjarjen.